Sulmet ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli nuk kanë të ndalur nga socialistët, ku së fundi kanë iniciuar një gjyq publik ndaj tij.

Në një letër që është firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, kërkohet nga kryetarja Migena Balla, që me Lelin të ketë një ballafaqim publik, mbi arsyet që sipas asaj që thuhen në letër ka të bëjë me punët e munguara në qytet.

Në letrën që burimet bëjnë me dije se është ideuar nga kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, kërkohet që në ballafaqimin me Lelin të kenë të pranishëm dhe Edi Rama dhe deputetë të tjerë të qarkut të Vlorës.

Mësohet se një pjesë e këshilltarëve kanë qenë të detyruar që të firmosin letrën, ku kërkohet ballafaqimi publik, ndërkohë që anëtarët që nuk kanë firmosur njihen si mbështetës të Lelit.

Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re