Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ditën e sotme po raporton në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit lidhur me situatën e një viti në sistemin gjyqësor në vendin tonë.

Llagami ka theksuar para Komisionit të Ligjeve se Gjykata e Apeli po has në vështirësi, ndërkohë që ka shtuar se ka pasur humbje për sa i përket stafit gjyqësor për shkak të Vettingut. Më tej ajo ka shtuar se në shumë gjykata ka një gjendje kolapsi.

“Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 milionë lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 milionë lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim.” deklaroi mes të tjerash, Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami para Komisionit të Ligjeve.

“Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps”, tha LLagami.

Sipas Llagamit, problemi i mungesës së stafit gjyqësor vijon ende dhe sipas saj përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ.

Llagami duke iu referuar problemeve në sistemi gjyqësor, e ka cilësuar si “thembrën e Akilit” gjykatën e Apeli duke thënë se nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë në këtë gjykatë sot për sot ka vetëm 25 gjyqtarë.

“Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër.

Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë”, tha Llagami.

Ndër të tjera Llagami është ndalur edhe tek ringritja e Gjykatës së Lartë duke theksuar se ka pasur vonesa.

Megjithatë ajo ka shtuar se së shpejti do të plotësohet me 15 anëtarë duke zhbllokuar edhe kuorumin për të emëruar anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo thotë se ringritja e Gjykatës së Lartë ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por së shpejti do të ketë 15 anëtarë që do të zhbllokojë dhe kuorumin për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshillim vonesat ka të bëjnë me, qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Është qasje dhe nga Komisioni i Venecias, që mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun.

Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin profesional.

Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët.

Kemi ende 3 vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund ti shpallim është se një trupë shumë e vogël. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese. Një tjetër ka qenë dhe pjesa organizative.

Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor nuk jemi krenar, është shumë e vështirë. Gjatë viteve kemi pasur shumë humbje shkaktuar nga Vetting. Edhe me dorëheqjet.

Dua t’ju kujtoj se dhe me Vettingun, deri tani u shkarkuan 13 gjyqtarë me formë të prerë, u shkarkuan 25 gjyqtarë që ruajnë statusin prej pezullimit, duke përfituar 75% të pagës, 30 milion lekë nga buxheti.

Po këto gjyqtarë nuk vijojnë çështjet. Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ja kalojnë të tjerëve” tha mes të tjerash Llagami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re