Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një inspektim në spitalin e Fierit, i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Rama takoi nga afër personelin mjekësor, një pjesë e të cilëve siç është bërë e ditur që më herët janë turq.

Ndërkohë me entuziazëm e kanë pritur dhe pacientët vizitën e kreut të qeverisë, më të cilët Rama ka shkëmbyer dhe batuta.

Pacienti: Zoti kryeministër, o punëtori i madh i Shqipërisë. Ke bërë edhe atë ministren shumë punëtore, të rri afër

Rama: Po pse e mban, ky qenka në super formë

Pacienti: Këtu qenka fantastike, gjithë kjo arkitekturë, të gjithë këta punonjës janë florinj, shumë punëtor. Është shumë pastërti.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re