Kjo është kulla e ndërtuar si dhuratë nga Kosova për Kukësin. Gjatë vitit ’99 në qytetin verior u strehuan të paktën 400 mijë shqiptarë të Kosovës, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës e gjenocidit serb.

Foto e shkeputur nga kronika e T7

Kjo kullë, e ndërtuar në vitin 2009, shërben si një kujtesë e gjallë për ato kohë. Në brendësi të saj janë ekspozuar dhjetëra foto që mishërojnë ditët e dhimbjes, vuajtjeve, por edhe të shpresës, të vëllazërisë mes shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës.

Foto e shkeputur nga kronika e T7

“Është një muze për Kosovën, ku ka foto nga eksodi. Kukësi priti 450 mijë kosovarë që u strehuan gjatë periudhës 27 mars0 13 qershor 1999. Mund të themi që Kukësi u bë epiqendra e asaj kohe. Çdo 16 prill është dita e eksodit e vendosur simbolikisht, ditë që sjell vizitorë nga Kosova në shenjë falenderimi. Ka një foto të një mësueseje nga Peja, të cilës sytë gati ia kanë nxjerrë. Kjo sepse fëmijët kosovarë nuk donin të mësonin gjuhën sllave.”-thotë në një intervistë për T7 Liridon Cenaj, ciceroni i kulles.

Foto e shkeputur nga kronika e T7
Foto e shkeputur nga kronika e T7

Ndërsa në hyrje të kullës, sytë të kapin këtë mesazh “Mos e harroni të kaluarën, për një të ardhme të sigurtë drejt bashkimit kombëtar”

Foto e shkeputur nga kronika e T7

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re