Një vajzë 13-vjeçare u detyrua të futej në kujdes intensiv për dy javë me radhë për shkak se pësoi djegie të shkallës së tretë, gjatë një tentative për të kopjuar një video në TikTok.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe 13-vjeçarja i vuri flakën vetes. Destini Crane, nga Portland, Oregon, pësoi djegie serioze në qafë dhe krahun e djathtë.

E gjitha ndodhi teksa ajo përpiqej të imitonte një video ku një person hedh llakun e flokëve, ose alkool, në një pasqyrë dhe më pas i vë flakën për të krijuar një lloj spektakli.

13-vjeçarja përdori tualetin e shtëpisë për të realizuar videon dhe pas incidentit që ndodhi, e ëma e saj gjeti një qiri, një çakmak dhe një shishe me alkool, i cili dyshohet të ketë marrë flakë me forcë.

Kujtojmë se edhe në vendin tonë pak javë më parë, një 10-vjeçar në Shkodër humbi jetën pasi u gjet i vetëvarur nga familjarët. I mituri kishte tentuar të imitonte një skenë vetëvrasjeje të cilën do ta hidhte në Tik Tok më pas.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re