Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të shkarkuar Ilir Metën, që do të hynte në histori kështu, si presidenti i parë i shkarkuar.

Por, ndërsa pritet që të shkarkohet nga Kuvendi, Ilir Meta njofton se ka thërritur në Presidencë ca valltarë për t’i dekoruar.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me sa duket, Meta ka vendosur të shpërndajë sa më shumë dekorata, para largimit nga Presidenca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re