Izraeli sot u bë me president të ri, politikanin me përvojë Isaac Herzog, 60 vjeç, i cili u zgjodh në Knesset, parlamenti 120-anëtarësh i Izraelit, raportoi AP.

87 deputetë votuan për Herzog. Pozicioni presidencial në Izrael është kryesisht i një karakteri ceremonial.

Herzog është një ish-kryetar i Partisë së Punës të Izraelit dhe një udhëheqës i opozitës i cili nuk pati sukses në garën për kryeministër të vitit 2013 kundër Benjamin Netanyahu.

Ai do të marrë presidencën për të zëvendësuar Reuven Rivlin, mandati i të cilit skadon muajin tjetër.

Kishte dy kandidatë në garë – të zgjedhurit Herzog dhe Miriam Peretz, të cilit nuk iu dha shumë shans.

AP shton se Herzog është “një degë e një familjeje të respektuar Sioniste”. Babai i tij, Shaim Herzog, ishte ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, dhe më pas kryeministri i Izraelit nga 1983 në 1993.

Herzog ishte kreu i një agjencie jofitimprurëse hebraike, e cila punon ngushtë me qeverinë për të promovuar kolonët në Izrael, pasi dha dorëheqjen nga parlamenti tre vjet më parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re