Viktima e atentatit në Vlorë gjatë mesnatës së sotme, Shkëlzen Velaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat me të cilët u qëllua në hyrje të banesës së tij.

Policia ka njoftuar se Shkëlzen Velaj ishte rreth 35 vjeç dhe banonte në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Gjithashtu, rrethanat e atentatit janë ende të paqarta, por vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve, sipas policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re