Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 artisti i madh shqiptar Guljelm Radoja. Ai ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku po mbahej i intubuar.

Fillimisht aktori 75-vjeçar ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, një repart i të cilit trajtonte rastet Covid, dhe më pas u soll në spitalin Shefqet Ndroqi në gjendje të rënduar, në intubim.

Ai nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me Covid, dhe është shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht thirrjeve të shumta të kolegëve dhe miqve të tij që aktorit ti mundësohej një kurim i specializuar, qoftë edhe jashtë vendit, për shkak të gjendjes së tij të rënduar, duket se ka qenë i pamundur transportin.

Sipas mjekëve të Shefqet Ndroqit, mushkëria e aktorit të madh kishte dalë tërësisht jashtë funksionit, ndërkohë që ai vuante dhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese, që e kishin rënduar më tej gjendjen e tij.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Ëedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, ndërkohë që prej vitesh jetonte në qytetin bregdetar të Durrësit.

Rolet:

Dashuria s’mjafton (2019) Babai i Albanit
Në kërkim të kujt (2011) serial
Der Albaner (Shqiptari) – (2009)
Kronikë provinciale (2009)
Njerez dhe Fate – (2001-2003) mini-seri
Unë ti dhe Kasandra – (1999) (TV)
Dasma e Sakos – (1998) , Sako
Kolonel Bunker – (1998)
Dashuria e fundit – (1995)
Nekrologji – (1994)
Vdekja e burrit – (1992)
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) ….Prifti
Flutura në kabinën time – (1988) …Marku
Eja! – (1987) …Lirimi
Vrasje në gjueti – (1987) …Pertefi
Asgjë nuk harrohet – (1985) ….Peshkatari
Mondi dhe Diana – (1985) ….Babai i Mondit
Të paftuarit – (1985)
Vendimi – (1984) …. Leçiano
Kush vdes në këmbë – (1984) ….Petro Luarasi
Gracka – (1983) ….Refiku, radisti
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV) ….Rexhepi
Rruga e lirisë – (1982), Aleksi
Nëntori i dytë – (1982) ….Lym Kepi
Gëzhoja e vjetër – (1980) ….Servet Saraçi
Goditja (1980) – (TV) …Agimi
Dorina (1979) – (TV) …Viktori
Mësonjtorja – (1979) ….Stefan Bardhi
Gjeneral gramafoni – (1978) ….Zoti Alberto
Në pyjet me borë ka jetë – (1978) ….Inxhinieri
I treti – (1978), Major Kelli
Shembja e idhujve – (1977), arkeologu
Zani partizani – (1976) (TV) …. Komisari
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1976) ….prifti
Dimri i fundit – (1976) ….Togeri gjerman
Në fillim të verës – (1975), Tenente Aleko Gurabardhi
Shtigje lufte – (1974), Tafa, fotografi
Gjurma – (1970), inxhinier

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re