Partia Demokratike, siç kishte paralajmëruar gazeta TemA, duket se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me 71 drejtuesit e degëve të partisë në rrethe, raportohet se ka deklaruar që PD nuk do t’i njohë zgjedhjet që sollën fitore të Partisë Socialiste. mes akuzave nga opozita për blerje të votave.

Javën e ardhshme, sipas burimeve, Basha do të zhvillojë ture nëpër Shqipëri, për të mbledhur prova për manipulimet.

PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. 

Mos bini në kurthin e kundërshtarit. 

Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re