Kreu i Partisë Demokratike mblodhi në selinë blu ditën e sotme kryetarët e degëve ku u diskutua për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas burimeve, Lulzim Basha ka deklarua në takim se zgjedhjet nuk do të njihen nga Partia Demokratike, përkundrazi, ai i porositi të gjithë kryetarët që të mbledhin provat në funksion të dokumentimit të parregullsive gjatë procesit zgjedhor.

Pasi ky lajm qarkulloi me shpejtesi, ka ardhur reagimi i parë nga socialistët, konkretisht nga kandidati i Partise Socialiste ne Fier, petro Koci.

“PD nuk njeh zgjedhjet? Sigurisht. Ata njohin vetëm Saliun” shkruan me ironi Petro Koçi në një postim në Facebook.

Lideri i PD-së u shpreh në mbledhjen me kryetarët e degëve në rrethe që të mbledhin provat që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa njoftoi se do të zhvillojë një tur takimesh nëpër Shqipëri, sipas burimeve.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re