Banorët e njësisë administrative Lumas janë ngritur në protestë përpara njësisë administrative Lumas. Sipas banorëve në këtë njësi administrative është duke u bërë një projekt i cili do të fusë në tuba ujin e burimit të Sinecit, i cili së fundmi është edhe atraksion turistik. Sipas banorëve ky burim është i vetmi burim uji në gjithë zonën dhe shfrytëzohet nga banorët e Lumasit për përdorim komunal dhe për vaditjen e tokave bujqësore. Banorët shprehen te indinjuar pasi projekte të ngjashme ka patur edhe më parë dhe i kanë rrefuzuar. Po ashtu ata thonë se deri më sot nuk i është bërë e qartë se si do të jetë ky projekt.

Administratori i qendres administrative Lumas Arti Çela gjatë protestës së banorëve ka ftuar banorët për të diskutuar në një mbledhje rreth projektit. Administratori tha për kamerën e Berati TV se ende nuk ka një projekt përfundimtar, por po diskutohet për një projekt i cili do të lejojë që banorët të mund të vadisin tokat bujqësore dhe gjithashtu të shfrytëzohet për ujë të pijshëm për disa fshatra. Por banorët e kanë kundërshtuar çdo lloj projekti të tillë, pasi sipas tyre burimi i Sinecit edhe aktualisht është i pamjaftueshëm për vaditjet. Nëse uji do të futet në tubo do të shkaktonte sipas tyre një dëm të madh ekologjik pasi është i vetmi burim ku kafshët e egra dhe bagëtitë furnizohen me ujë të pijshëm. Një tjetër problem do të ishte edhe shfrytëzimi i sinecit si atraksion turistik.
Në përfundim të mbledhjes banorët dolën të pa kënaqur dhe u shprehën të vendosur se nuk do të lejojnë që një vendim për një projekt të tillë të meret nga Bashkia Kucovë./ Berati.TV