Ylli Manjani, ish nënkryetari i LSI-së dhe  ish Ministri i Drejtësisë,  ka deklaruar se PD nuk mund të ketë një më të mirë se Lulzim Basha dhe se ky i fundit nuk bëhet dot më i mirë.

Për fat të keq, Lulzim Basha nuk bëhet dot më i mirë. Për fat edhe më të keq, PD nuk nxorri dot një më të mirë”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

Sipas tij e keqja më e madhe është ai që ndodhet në krye të vendit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

E keqja s’ka fund, kur mendon se “më i miri prej krejtve” sundon rehat në krye të vendit, i pa shqetësuar dhe pa asnjë gjëmb në këmbë..

Kështu përfundon personalizimi i politikës. Çdo gjë lidhet e varet nga njishi që del mbi çdo njish dhe bëhet Bos…

Gjithë historia jonë është kështu.

Pa shpresë…”, shkruan më tej Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re