Deputeti i Partisë Demokratike, Petro Koçi i ftuar në “Fax News” ka folur për aktualitetin politik në vendin tonë dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Koçi tha se mazhoranca është gati që në raundin e katër të propozojë emrin e kandidatit për kreun e ri të shtetit. Pavarësisht se janë “djegur” tre raundet e para, Koçi tha se PD-ja nuk është e përjashtuar nga negociatat, ndërsa theksoi se me Sali Berishën e shpallur non grata nuk bëhet gabimi i vitit 98′.

Nuk ka gjë për të çuditur nuk është dështim këto janë hapa që parashikon kushtetuta, kur nuk ka kandidatura sërish raundi quhet i konsumuar nga situata ligjore. Kandidaturat propozohen me firma deputetësh dhe deri tani në 3 raunde që mazhoranca priti kandidatura nga opozita por ajo e ka të vështirë për ta kryer një proces të tillë. Kanë shanse edhe në raundin e katër por e kanë më të vështirë pasi PD -ja është e ndarë në dy pjesë. Ata që e quajnë tradhtarë nëse e përfshihen në proces negociatash.

PD nuk ka pasur zyrtarisht kandidatura, asnjë kandidat zyrtar me propozime firmash. Mazhoranca priti që në 3 raundet e para të kishte propozime por PD nuk kishte mbështetjen e deputetëve. Deri tani kjo nuk ka ndodhur. Opozita ka hedhur emra në media por janë thjesht emra që propozohen për konsum në publik, nuk është situatë serioze për ta propozuar. Ata duhet të merrnin mbështetjen me firmat për kandidaturat. Teknikisht sërish opozita mund të propozojë. Ka ende shanse që të hyjnë në negociata dhe propozime për emrin e presidentit. Mazhoranca në raundin e katërt ka detyrimin të zgjedhë presidentin por PD të sjellë propozimet.

Unë nuk kam propozuar asnjë emër për president, është dicka demokratike. Mua nuk më ka detyruar askush të votoj dikë. Është proces demokratik që mund të propozioje 1,2,3 ose asnjë. Unë nuk zgjodha një alternativë sipas gjykimit të momentit pasi kandidatura ka shumë. Ka plot njerëz që janë seriozë që respektojnë Kushtetutën.

Përjashtimi i Berishës nga negociatat për President – “Sa i përket Sali Berishës problemi i tij është shpallja non grata. Mazhoranca mban një qëndrim të qartë lidhur me këtë gjë duke e përjashtuar nga cdo dialog politik. Gjithë komunikimi që mund të jetë me Sali Berishës në Kuvend dhe ne në këtë pikë ishim të qartë dhe nuk bëjmë si gabimin e 98′, pra ai kur ishte shpallur non grata nga këshilli i Europës, OSBE dhe Bashkimi Euriopian atëherë PS bëri një takim i cili ishte i pautorizuar nga komiteti drejtues dhe shërbeu si një derë e madhe që Berisha hyri sërish në politikë. Ky gabim ska për të ndodhur më. Edhe PPE kanë ndërmarë veprime të qarta kësaj situate në PD”, tha Koci.

/faxweb