FaxNews ka mundur të sigurojë pamjet nga momenti kur njëri prej autorëve të grabitjes së ndodhur në Tiranë ditën e sotme, largohet me vrap dhe me çantën me para në dorë.

Grabitja që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e Kavajës, ku dy persona të paidentifikuar me kapuç në kokë, kanë dhunuar dhe më pas i kanë marrë paratë një 55-vjeçari që transportonte valutë. Burime bënë me dije se shuma e parave që është marrë kap shifrën e 3 milionë lekëve të vjetra.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, njëri prej grabitësve me fytyrën pothuajse të mbuluar plotësisht shihet duke u larguar me vrap nëpër rrugicat dytësore në afërsi të rrugës së Kavajës.

Autorët kishin informacion për lëvizjet 55-vjeçarit duke e sulmuar dhe grabitur. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. Grabitësit në largim e sipër braktisën motorin me të cilin po lëviznin dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica duke humbur gjurmët.

Pamjet filmike dhe provat e mundshme të lëna në motorin që braktisën mund të çojnë grupin hetimor në gjurmët e grabitësve.

55-vjeçari Qani Zili Lani u mor në pyetje nga grupi hetimor,ku deklaroi: “Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja.”

Policia pritet të marrë në pyetje pronarin e exchange për të zbuluar shifrën e saktë të parave që ka pasur me vete 55-vjeçari në momentin e grabitjes.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re