Pas nje artikulli te nje medie prane opozites, ku sulmonte e-albanian per grabitje te te dhenave, ka reaguar edhe AKSH-i (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), i cili ka sqaruar me detaje te gjithe proceduren e sherbimeve online, duke nxjerre totalisht blof portalin qe kish hedhe akuza.

Reagimi i plote: Bazuar në një artikull të publikuar në portalin “telegraf.al” më datë 10. 05. 2020, me titull “Grabitja e të dhënave: E-Albania misionare e qytetarëve apo fushatës elektorale të “rilindjes”, duam t’ju informojmë se: Platforma e-Albania është kanali kryesor i marrjes së shërbimeve publike online për qytetarët, bizneset dhe punonjësit e administratës publike. Dhe si çdo portal tjetër qeveritar, që ofron shërbime publike online në shtete të zhvilluara si Estonia, Gjeorgja apo kudo në botë, e-Albania përdor regjistimin dhe autentifikimin e sigurtë të të dhënave të përdoruesve.

Të dhënat e plotësuara nga përdoruesit, gjatë procesit të regjistrimit në portalin e-Albania verifikohen automatikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për individët dhe Regjistrit Kombëtar Tregtar për bizneset (QKB), aty ku ruhen në të vërtetë këto të dhëna. Thënë ndryshe, e-Albania është porta dalëse për informacionet që vetë qytetarët dhe bizneset kanë në regjistrat shtetërore. Platforma funksionon duke bërë kryqëzimin e regjistrave me njëri tjetrin për të dhënë një dokument të caktuar, pa e përpunuar informacionin dhe pa e ruajtur atë.

Rrjedhimisht, sa herë përdoret një shërbim nga biznesi apo qytetari, e-Albania kryqëzon sërish regjistrat për të dhënë dokumentin me të dhënat në atë moment. Pra, besimi i qytetarëve apo bizneseve është drejt regjistrave në institucionet përkatëse dhe e-albania thjesht sa ua ka bërë më të lehtë punën, sidomos në këtë kohë pandemie.Mjafton të përmendim një fakt: Vetëm në muajin prill në portal ka patur mbi 15 milion vizita!
Brenda 2020-s, e-Albania do të jetë ura e vetme e komunikimit të shtetit me qytetarët e tij, pasi 90% e shërbimeve publike do të ofrohen vetëm online. Dhe e gjitha kjo lidhet me projektin e dixhitalizimit të shërbimeve publike, për të shmangur kostot, radhët dhe burokracitë e panevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re