Ish-drejtuesja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e akuzuar për shpërdorim detyre nga SPAK është marrë zyrtarisht e pandehur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-kryebashkiakja e LSI ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes, janë prishur disa objekte private.

Sipas tyre, shembja e objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re