Presidenti i vendit Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se ka përplasje mes vetë kandidatëve socialistë, dhe tentativa për të manipuluar komisionerët, kur do të numërohen votat e qytetarëve për emrat në lista.
Meta iu bëri thirrje komisionerëve të opozitës që të jenë të kujdesshëm, dhe të shmangin euforinë gjatë ditës kur do të numërohen votat.
Në këto zgjedhje fillimisht do të numërohen votat për partinë, dhe më pas ato për kandidatët, që janë në garë për të thyer herësin, dhe për të ndryshuar renditjen që u ka caktuar partia në lista.
“Nuk preket asnjë votë e opozitës, nuk preket asnjë votë as e opozitës, dhe as e Partisë Socialiste. Komisionerëte opozitës kanë për detyrë që të mbrojnë çdo votë, edhe atë të PS-së, ekziston rreziku që opozita nga euforia e fitores, të neglizhojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve. Kam dëgjuar që në PS ka nisur lufta në mes të vetë kandidatëve, që edhe komisionerët e opozitës të tolerojnë për numërimin e votave të kandidatët”, u shpreh Meta gjatë konferencës për mediat.