Kosova synon që brenda 2021 të vaksinojë 60% të popullsisë ndaj COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se deri në fund të vitit Kosova do të ketë 2 milionë doza.

Ai sqaroi se kur LVV ka ardhur në qeveri nuk i është ofruar asnjë kontakt me prodhuesit e vaksinave, por Kosova tashmë po hyn në fazë të re.

“Vaksinat ishin dhe do të jenë prioritet. Plani nacional për vaksinim veçse ka ekzistuar dhe brenda javës pas pranimit të detyrës kemi pranuar kontigjentin e vaksinave nga Covax.

Ne nuk kemi gjetur apo nuk na është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit e vaksinave kur kemi ardhur në detyrë. Nuk na është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit që ofrohet gjatë negocimit me prodhues.

Procesi i vaksinimit që është vital për t’u kthyer në normalitet.

Kosova po hyn në një fazë të re e cila qytetarëve tanë do të ju mundësojë vaksinim. Deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion deri në 2 milionë doza për vaksinimin e 60 përqind të popullatës”, është shprehur Vitia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re