Te gjithe emigrantët shqiptarë që kanë aplikuar për kartën ID apo pasaportë dhe nuk kanë mundur ta tërhequr atë nuk do t’i digjet, por kanë afat deri më 1 shtator 2021.

Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj si brenda dhe jashtë vendit se kanë afat deri në shtator të këtij viti për ta tërhequr atë. Ministria e Brendshme njofton se ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë për shkak edhe të pamundësisë së lëvizjes prej pandemisë. Sipas ligjit letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike. “Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021.

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit. Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve që nuk kanë tërhequr ID kartat, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes. Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike”, shkruan Ministria e Brendshme në Twitter.






Previous articleSi t’i dallojmë alergjitë e stinës nga Covid-i

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re