Një anije që transportonte qindra njerëz ka marrë flakë për arsye ende të panjohura. Pamjet e anijes së mbytur nga tymi e flakët janë përcjellë në median e huaj, teksa njerëzit hidhen në det për të shpëtuar.

275 vetë ishin në bordin e anijes dhe fatmirësisht 274 persona u shpëtuan nga autoritetet. Një person është zhdukur dhe ende po kërkohet.

Ngjarja ndodhi në Indonezi dhe është një ndër të disatat raste të incidenteve të rënda. Më 2019 një anije u përmbyt për shkak të mbingarkesës në të. Për pasojë humbën jetën 19 vetë. Ndërsa në vitin 2018, një anije tjetër u përmbyt duke i marrë jetën 160 personave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re