Sapo kishte dalë në rrugë për kapur topin me të cilin po luante. Me të kaluar në rrugë, një 10 vjeçare e quajtur Hagata, përplaset nga një makinë që po drejtohej nga një shofer në moshë të re.

Pavarësisht se frenoi, shoferi s’mundi të evitonte përplasjen. Në vendin e ngjarjes erdhi policia, ndërsa vajza u dërgua në spital. Pësoi një frakturë në këmbë. Por pas gjithë kësaj skene, atje vjen babai i 10 vjeçares, i cili sheh shoferin në gjendje të rënduar psikike. Ky baba bën një gjest të pazakontë, shkon dhe e përqafon shoferin, i cili po qante dhe po kërkonte falje.

“Nuk kam nevojë të të fal. E qëllove ti vajzën time sepse doje? Ti nuk doje, ishte një aksident. E vetmja gjë që të kërkoj tani nga zemra, është të lutesh për të, që ajo t’i shpëtojë këtij aksidenti”-i thotë babai shoferit.

Momentet janë kapur në kamera, ndërsa ngjarja ndodhi në lagje të Kolombo-s në Brazil.

Vajza iu nënshtrua një ndërhyrje për shkak të frakturës në këmbë dhe lëndimeve që kishte marrë në pjesën e poshtme të trupit. Fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk rrezikon jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re