Ish-deputeti Arben Ristani i cili ka dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike së fundmi ka ironizuar Bashën në lidhje me deklaratat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani shkruan se dy deklaratat e fundit të kryedemokratit Basha nuk qëndrojnë, pasi më parë ai ka thënë se nuk do ti njohë zgjedhjet sepse janë të manipuluara, ndërsa këtë të martë Basha ka tënë se do të nisë një tur në Shqipëri për të mbledhur provat.

Ndërkohë në lidhje me deklaratat, Ristani pyet nëse qëndrojnë njëra pas tjetrës.

Arben Ristani:

A qendrojne njera pas tjetres keto dy deklarime?

1. Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara.

2. Do bej nje tur neper Shqiperi te mbledh provat e manipulimit.

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht Basha është duke zhvilluar një takim me deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit mbi strategjinë se si do të funksionohet më tej në mbledhjen e provave.

(r..g/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re