Kete te hene vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët deri në orët e mesditës e vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim.

Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rënie në të dyja vlerat nga 9° në orët e mëngjesit deri në 25°Celcius në mesditë.

I gjithë Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të përqëndruara në pjesën perëndimore të tij.

Sa i përket Europës pjesa lindore, ajo veriore si dhe ishujt Britanikë do të kenë mot të paqëndrueshëm, të vranët dhe reshje shiu. Europa qëndrore, Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut parashikohet të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe rritje temperaturash në mesditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re