Për ditën e merkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

 

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohet të prekin fillimisht jugun e vendit gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 10-15m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8°C deri në 20°C

zonat e ulëta 10°C deri në 24°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re