Myslim Murrizi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe partitë e krijuara përpara zgjedhjeve. Murrizi deklaroi se disa prej këtyre partive “u krijuan me telefon”.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Përse nuk bëtë një parti të gjithë, por bëtë një njeri, një parti?

Myslim Murrizi: Isha i vetmi i përjashtuar nga PD. Jozefina dhe Astriti nuk ishin të përjashtuar, I çuan edhe formularin. Vendimi që u mor për mua ,nuk është marrë për Patozin dhe Topallin. Nuk donte Jozefina. Astriti po, të dilnim të tre. Megjithatë, nuk do të linin asnjë deputetë, se nuk i numëruam ne votat.

Ylli Rakipi: Po thoni janë vjedhur votat?

Myslim Murrizi: Për mua po. 83 mijë vota të pavlefshme. Kam bërë kërkesë të shihen votat e pavlefshme.

Artur Zheji: Pasi të shkarkoni Metën cfarë do të bëni?

Myslim Murrizi: E shkaron gjykata. Politikisht kam qejf ti çojë në burg të pestë.

Artur Zheji: Cfarë do të bëni ju në jetë, do të merreni me biznes?

Myslim Murrizi: Në shtator hap votat e subjektit tim. Në tetor, do të dalë dhe do të gjej… E kam krijuar partinë vetë.

Artur Zheji: Pse Jozefinës kush ua krijojë?

Myslim Murrizi: Pyete, ajo tha nuk do të ketë listë Topalli. Partitë që krijohen me telefon, janë me urdhër. E vetmja parti që s’ka zyrë është partia ime.

Artur Zheji: Prodhove lajm, që katër parti u krijuan me telefon.

Myslim Murrizi: Nisma Thurje ka dy vjet e gjysmë. Rudinën pyeteni. Kam këmbëngulur të mos shkonte tek Patozi, ndikova, nuk e lashë të shkonte tek Patozi. Rudina mendoi, që është më e fortë tek Nisma, sesa tek një lëvizje që do të krijonte Murrizi me tre kolegë të tjerë.
…Presidenti i ardhshëm do të jetë nga opozita. Tha Balla, ftojmë Bashën. Nuk është diversion, përderisa ai hesht, si qenka diversion? Përse nuk thotë nuk e marr presidentin.

Arjan Curri: E ka thënë Basha që është diversion.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re