Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka debatuar me analistët Zheji dhe Curri.

Gjatë bisedës, Murrizi ka zbuluar edhe një biznes që po bën, por pret të merret leja e ndërtimit.

Pjesë nga biseda: 

Myslim Murrizi: Kush të jep 5 lek më shumë shkon ti.

Artur Zheji: Jo jo, për pesë lek mos punon ti. Nuk punoj me lek unë.

Myslim Murrizi: Tokën ja dhashë Irfanit që të merrte lejen. Unë bëra kontratë noteriale. Do ta marrë Irfani me Sadriun lejen. Këta e dinë më shumë, se rrinë me Irfanin. Unë do të marr 800 metra, s’është turp. Lejen e ndërtimit, do ta marri shoku i këtyre.

Ylli Rakipi: Ky e merr vetë dhe na akuzon ne…

Artur Zheji: Murrizi na nxorre lot!

Myslim Murrizi: Shpresoja të ma jepje ti lejen Zheji, por u fërkove me Lali Erin.

Arjan Curri: E prish me Irfanin ti marrëveshjen, po u futa unë?

Myslim Murrizi: Po, fjalë burrash. Ja po ja them Irfanit këtu në emision.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re