Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Nasip Naço ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për arsyet e largimit nga LSI dhe bashkimin me Partinë Socialiste.

Fillimisht, Nasip Naço u shpreh se kishte vendosur të largohej nga politika pas ikjes nga LSI, por ftesa e zotit Rama dhe kërkesa nga disa ish-mbështetës të LSI që ta pranonte atë, e bëri që t’i përgjigjej pozitivisht Ramës në dhjetor të vitit të shkuar.

Naço u pyet nëse ndjen se i ka ndonjë borxh LSI-së. Ai mohoi kategorikisht që i detyrohej LSI-së, duke shtuar se me dorëzimin e mandatit në vitin 2019 kishte mbyllur hesapet me ish-partinë e tij. Gjithsesi, Naço ka një merak, që janë mbështetësit e tij, për të cilët thotë se vetëm atyre i ndihet borxhli.

Duke folur për arsyet që e shtynë të ikte nga LSI, ish-Ministri i Drejtësisë deklaroi nëse lidershipi i LSI do e kishte ftuar qoftë edhe për një kafe, atëherë ai do të vazhdontë të kontibuonte për ish-partinë e tij.

Ai më tej e konsideroi si tepër të rëndë faktin që lidershipi e largoi tinzarisht, duke thënë se nuk ka nevojë për vlerat e tij, prandaj dhe ai u zhgënjye shumë.

Intervista e plotë:

Kur kam marrë ftesën e Metës për të kandiduar në Berat në vitin 2009 kam qenë prokuror dhe nuk vija nga rruga. Kam marrë 1 nga katër mandatet e vitit 2009 të LSI-së, që vendosën barazpeshë në vitin 2009.

Cilat vota rrëmbeve? 

Mendoj se deri në vitin 2017 LSI kishte bërë disa lëvizje politike që i kam quajtur eksperimente, të cilat në vitin 2017 filluan të dështonin me sukses. Në vitin 2017 pa dhënë shpjegime vendosi të mos futej në koalicion. Pas largimit të zotit Meta pati rezultat pozitiv në numrin e mandateve.

A ka prerje në besë nga ana juaj ndaj LSI? 

Në vitin 2009 katër mandate mori LSI-ja, edhe pse kishte politikanë me vite eksperiencë, nuk arritën dot të merrnin një mandat. Në vitin 2013 u rrit me 13 mijë vota në Berat. Puna e një ekipi pati këtë rezultat pozitiv. Më ka mbështetur por unë kam dhënë maksimumin për LSI-në. Në vitin 2017, ia arritëm të merrnim dy mandate dhe lamë PD forcë të tretë, aty kisha dhe unë kontributin tim.

Jam shumë i qetë me lidershipin dhe nuk jam i qetë me elektoratin që më kanë besuar. Kam deklaruar se unë kam marrë mandatin nga Ilir Meta në Skrapar dhe unë ia dorëzoj vetëm atij. Ai nuk ka qenë në Shqipëri. Vendimi duhej ishpejtë. Në momentin që kam dorëzuar mandatin unë jam zero, zero me ta. Ndërsa atyre që më kanë votuar i jam borxhli. Para se të largoheshim nga parlamenti ne kishim gati 19 deputetë. Dorëzimi i mandateve ishte gabim, siç ishte dhe dorëzimi i bashkive.

Ftesa? 

Unë i jam përgjigjur Ramës në dhjetor. Unë kam dashur të largohesha nga politika. Pas kësaj kërkese të zotit Rama dhe disa mbështetësve të LSI vendosa ta pranoj. Me anë të taktikës që ndoqëm arritëm të merrnim dhe mandatin e pestë në Berat.

4667 vota të marra në Berat janë brenda pritshmërive? 

Unë kam marrë vota nga miqtë e mi, nuk kam marrë asnjë votë nga tjerët. Nuk mora asnjë me vete nga LSI që të bëja vota. Kam marrë votat e miqve të mi. Qëllimi në vetvete ishte t’i ktheja borxhin PS-së. Një mik im i vjetër nga PS gjatë fushatës më ka thënë nga ju s’dua asgjë tjetër, na kthe atë borxhin që na ke nga viti 2009. Këto vota që morën a u kthyen në mandat? Kjo ka rëndësi. Fakti që u prodhua një mandat, tregon që dhe unë kam kontribut.

Zhgenjimi? 

Jua them sinqerisht nëse lidershipi i LSI do të më kishte ftuar qoftë dhe për një kafe do vazhdoja të kontriboja duke i mbështetur në skalonin e dytë dhe të tretë. Jo nuk do kandidoja. Por mënyra tinëzare e të larguarit për të thënë që ne ju largojmë se s’keni vlera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re