Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mafioze e Aris Papas në mes të Athinës.

Mediat greke së fundmi shkruajnë se ka shpërthyer një luftë e ashpër mes bandave që funksionojnë në territorin grek.

Hetimet për ekzekutimin e shqiptarit 32-vjeçar, policia i ka drejtuar në trekëndëshin e burgjeve Athinë-Patras, ku vepron krimi i organizuar por edhe mafia shqiptare.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke në kontekstin e hetimeve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar në Sepolia të dielën pasdite, policia po shqyrton të dhënat nga hetimi antiterror që në periudhën 2018 -2019 si dhe në 2017, ku u vra kriminologu Michalis Zafeiropulos i cili kishte regjistruar veprimin e pesë kriminelëve shqiptarë që drejtonin sulmet e mafias nëpër burgje.

Kështu ka dyshime të forta se shënjestër e mafies shqiptare që drejton nga burgjet, të ketë qenë edhe Aris Papas i cili u vra me 8 plumba nga një autor ende i paidentifikuar, teksa pinte kafen në Sepolia të Athinës.

Autori më pas u largua me anë të një taksie pa u shqetësuar.

Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në Koridhalos kërkoi shfarosjen e Aris Papas ndërsa pretendohet se ai e kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, do të kthehej të vriste nënën e tij.

Kujtojmë se pikërisht kjo e fundit akuzoi mafien shqiptare për vrasjen e të birit.

32-vjeçari ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të mafias shqiptare , e cila në 2006-2008 kishte vrarë 11 persona, plagosur 13 të tjerë, ndërsa ish-anëtarë ishin rrëmbyer dhe grabitur.

Banda depërtoi nëpër vendet ku qëndronin viktimat a tyre duke plagosur edhe disa qytetar të pafajshëm.

Vetëm pak orë nga vrasja e shqiptarit krimi la një tjetër të vdekur ish boksierin Berdesis. Tassos Berdesis u ekzekutua me 14 plumba kallashnikovi.

Edhe kjo vrasje u krye për larje hesapesh mes bandave, ndërsa ende nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra tjetrën.

Pesë vrasje në 52 ditë

Më 9 Prill, George Karaivaz u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Alimos me dhjetë plumba.

Në fillim të majit, biznesmeni Dimis Korfiatis vritet në Zakynthos.

Më 15 maj, në Metamorfosi, boksieri veteran me pseudonimin “Kefalas” bie i vdekur, duke e goditur në zemër dhe në kokë.

Të Dielën, në Sepolia, 32-vjeçari shqiptar u vra në një kafene.

E hënë 31/5, boksieri Tassos Berdesis u ekzekutua me breshëri plumbash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re