Në Portin e Durrësit, nisi këtë të martë stërvitja e madhe ushtarake “Defender 21”.

 

E pranishme në ceremoni, ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi trimërinë e shqiptarëve.

 

Ajo deklaroi se kjo stërvitje është historike dhe se dëshmon gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj, si anëtare e NATO-s.

 

“Po të shohësh përrreth rajonit, vihet re që Shqipëria është mikpritëse e shumë aktiviteteve në rajon. Mund të mendoni se është rastësore, por nuk është, roli i Shqipërisë në Aleancë është më i rëndësishëm se kurrë. Kurrë nuk do të harrojmë sakrificat tuaja dhe gjithmonë do të jemi mirënjohës që kur Amerika ka nevojë për ju, aleatët kanë nevojë për ju, NATO është aty dhe Shqipëria është aty. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi krenarë t’ju quajmë aleatin tonë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që u jep mundësinë SHBA për t’ju përgjigjur urgjencave shpejt. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi, nuk keni hezituar kurrë të ofroni edhe trupat tuaj. Na e keni përsëritur gjithmonë dhe na e keni treguar potencialin tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete. Përgatitja jonë për këtë koncept dhe përkushtimi i SHBA ndaj NATO-s është i hekurt. “Defender 21” po zhvillohet këtë vit teksa ne festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. Besoj se kjo stërvitje historike është fillimi i gjërave më të mëdha që do të vijnë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re