Një sherr mes dy kushërinjve në Maliq ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Pogdorie.
Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin.
Autori, Ervin Gura u arrestua nga policia, ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.
Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.
…
/faxweb