Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është shprehur se qeveria ka vendosur që të kërkojnë shkarkimin e Presidentit në këtë periudhë pasi kërkon të zhvendosë vëmendjen nga situata në PD dhe zgjedhjet e 25 Prillit.

Ristani thotë se akuzat e Presidentit nuk janë shkelje të kushtetutës, por shkelje etike

“Edi Rama nuk do që njerëzit të merren me zhvillimet e brendshme të PD dhe Lulzim Bashën.

Mbyll diskutimet edhe për zgjedhjet. Në rast se e realizon merr dhe të fundit institucion që nuk e zotëron Rama për të vazhduar deri në fund vendosjen e autokracisë.

Në thelb për mua do ta gjykojë gjykata Kushtetuese nëse deklarimet e presidentit të republikës hyjnë te shkeljet e rënda apo nuk hyjnë.

Nëse bëhet fjalë që Presidenti ka akuzuar Ambasadoren Amerikane nuk është shkelje e Kushtetutës, por është shkelje etike.”, u shpreh Ristani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re