Një familje shqiptare padit presidentin Biden dhe ambasadoren Yuri Kim

biden-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një familje shqiptare dorëzoi në një gjykatë amerikane një padi ndaj presidentit Biden, sekretarit të shtetit Antony Blinken, ambasadores Yuri Kim dhe Morgan D. Miles drejtor i çështjeve konsullore.

Paditësit Mimoza Myslimi, bashkëshorti i saj Gramos Myslimi bashkë me djalin Orges Myslimi u përzgjodhën më 6 Qershor 2020 dhe fituan të drejtën për vizën amerikan të diversitetit.

Në padinë e disponuar nga Top Channel, thuhet se qendra e shqyrtimit të vizave nuk e mori në shqyrtim kërkesën paçka se familja Myslimi ishin përzgjedhur.

Vonesat lidheshin me situatën e krijuar nga Covid19.

Megjithatë qendra e shqyrtimit të kësaj lloj vize e ka marrë në konsideratë rastin e familjes Myslimi por ata janë vendosur në listën jo prioritare të aplikantëve.

Kjo është arsyeja përse ata i janë drejtuar me një padi gjykatës amerikane, nga ku i pari ndër të padituri është presidenti Biden.

“Familja Myslimi pretendon se zyrtarët federal nuk zbatuan procedurat administrative dhe në mënyrë arbitrare nuk shqyrtuan aplikimin e tyre” thuhet në dokumentet e gjykatës amerikane.

Në këtë padi ata i kërkojnë gjykatës të urdhërojë Departamentin Amerikan të Shtetit të shqyrtojë kërkesën dhe pajisjen me këtë vizë.

Pala e paditur paraprakisht i kërkoi gjykatës transferimin e këtij procesi gjyqësor në distriktin Columbia, gjë e cila është pranuar nga paditësit shqiptarë.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë