Muzikantë të shumtë palestinezë mbajtën një koncert në ajër të hapur në Gaza mbi rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe, Hanadi, e cila u shkatërrua në sulmet e Izraelit.

Koncerti nën moton “ëndrrat tona janë shumë të mëdha për t’u shkatërruar nga luftërat” u organizua nga Administrata e Përgjithshme për Rini dhe Kulturë në Gaza.

Muzikantët, midis të cilëve ishin një numër i madh të rinjsh, kënduan këngë të famshme palestineze.

Një numër i madh njerëzish dëgjuan koncertin e mbajtur në rrënojat e ndërtesës shumëkatëshe.

Organizatorja e koncertit, Fatima al-Askeri, tha për AA se qëllimi i tyre me koncertin është të dërgojnë një mesazh njerëzor për rëndësinë e paqes, jetës dhe dhënien fund të sulmeve izraelite ndaj palestinezëve.

Ajo tha se palestinezët e duan jetën dhe se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në tokën e tyre pavarësisht nga viktimat dhe shkatërrimet.

Duke theksuar se luftërat sigurisht nuk mund të heshtin zërat për liri në Gaza dhe se ajo do të vazhdojë, madje edhe në rrënojat e ndërtesave, për të vazhduar t’u tregojë krijimtarinë dhe kulturën e saj njerëzve të tjerë, ajo tha se palestinezët në Gaza “po luftojnë për mbijetesë”.

Ndërtesa 12-katëshe Hanadi, e cila strehonte civilë në rrethin Rimal të Gazës perëndimore, u shkatërrua menjëherë pas sulmeve izraelite të 11 majit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re