Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve të rreme.

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme!

Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë & Kosovës!  Turp”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re