“Nuk ka zhvillim turizmi me 🐑🐑dele që kullosin në qytet dhe 🐶qen që kanë zaptuar të gjithë qytetin!

Jemi gati për të ngritur një Task-Forcë për të eleminuar gjithë këto fenomene jo të hijshme për qytetin. Nuk do të ketë më bagëti të imta që shëtisin në zonat urbane të bashkisë, aq më pak pranë zonave turistike, nuk do të ketë më qen në asnjë cep të qytetit që kërcënojnë çdo ditë komunitetin.

Cilido që nuk bindet dhe vijon të kullosë bagëtitë në zonë urbane, duhet të përballet me ligjin i cili do zbatohet në mënyrë të panegociueshme 💪

Berati duhet të jetë qytet i jetueshëm për banorët e tij dhe një qendër elitare për turistët vendas dhe të huaj.” – shkruan ne facebook kryetari i Bashkise Berat, Ervin Demo.