Një peticion është hapur online për përfaqësimin e Ori Nebiajt në Parlament.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë.

Për këtë arsye kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit, pasi demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Vangjel Dule ndërkohë ka arritur të fitojë mandatin e deputetit me vetëm 847 vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re