Home Blog Page 29297

Katalonja rebelohet kundër sundimit të Spanjës: Nuk marrim urdhra nga ju!

0

“Autoritetet katalanase nuk do të ndjekin urdhrat e dhëna nga qeveria spanjolle për të rivendosur kontrollin mbi rajonin!”
Deklarata erdhi nga zëdhënësi i çështjeve të jashtme, Raul Romeva, në një interviste me “BBC”. Ai argumentoi se qeveria qendrore po vepronte kundër vullnetit të katalanasve.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka njoftuar se do të shkarkojë qeverinë e rajonit dhe se ka në plan të kufizojë disa nga liritë e parlamentit të saj.
Senati spanjoll pritet të miratojë masat e qeverisë të premten së bashku me një propozim për zgjedhje të reja në Katalonjë.
Situata politike në Spanjë është acaruar edhe më tepër, pasi Madridi zyrtar vendosi të aktivizonte Nenin 155 për sundim të drejtpërdrejtë.
Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, ka thënë se rajoni nuk do ta pranojë planin e Madridit, për të imponuar sundimin e drejtpërdrejtë në rajon.
Ai gjithashtu  i ka kërkuar Parlamentit rajonal të mblidhet dhe të veprojë në përputhje me rrethanat.
Puigdemont e ka përshkruar vendimin si sulmin më të keq ndaj institucioneve të Katalonisë, që nga koha e diktaturës së Frankos.
Si arriti situata deri në këtë pikë?
Qeveria rajonale e Katalonjës mbajti një referendum më 1 tetor për të pyetur banorët e rajonit nëse donin të shkëputeshin nga Spanja.
Gati 90% e katalanasve thuhet se votuan në favor të pavarësisë. Por shumë përkrahës kundër pavarësisë dhe qindra policë të dërguar nga Spanja bojkotuan votimin, duke argumentuar se nuk ishte i vlefshëm.
Puigdemont dhe liderët e tjerë rajonalë nënshkruan më pas një deklaratë pavarësie, por e pezulluan menjëherë për të lejuar vazhdimin e bisedimeve me Madridin.
Ditë më vonë, lideri katalas sfidoi dy afate të përcaktuara nga qeveria kombëtare për të qartësuar pozicionin e Katalonjës dhe për të hequr dorë nga pavarësia. s.n
 

Koreja e Jugut po prodhon një armë për të eliminuar Kim Jong-un

0

Tensionet në gadishullin korean duket se kanë ndërmend të ndalen, pasi Koreja e Jugut ka zbuluar planet për ndërtimin e një rakete të re për të eleminuar Kim Jong-un.
Mediat britanike bëjnë të ditur ushtria koreano-jugore  synon të ndërtojë raketa të fuqishme  të afta për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut me një goditje të vetme.
Ato gjithashtu pritet të godasin edhe arsenalin bërthamor të shtetit komunist.
Vendimi ka ardhur si pjesë  e marrëveshjes me Presidenti Donald Trump, sipas të cilës do të lejonte Korenë e Jugut të dyfishonte fuqinë e zjarrit të raketave të saja balistike.
Sipas marrëveshjes, Koreja e Jugut mund të zhvillojë raketa balistike me një gamë të gjerë në 800 kilometra dhe me 500 mbushëse bërthamore.
“Ne do t’i përdorim a tri lloje të raketave dhe t’i përqendrojmë ato gjatë fazës fillestare të luftës për të shkatërruar njësitë e artilerisë me raketa të gjata të Koresë së Veriut dhe raketat që ndodhen në zonën operative të raketave balistike”, sipas raportit.
Një sistem taktik raketash sipërfaqësorë, i njohur si “vrasësi i artilerisë”, do të jetë arma e parë që do të vendoset, shtoi raporti.
Arma do të përdoret për të synuar “tunelet e armikut”, raporton “Daily Star”

Berat, zbulohet një sit arkeologjik i shekullit VI

0

Një grup gazetarësh vizitoi këtë sit në Berat, ku u njoh nga ekspertët e trashëgimisë kulturore për TAP në Shqipëri me të dhënat e gjetura deri tani, si dhe me procedurat që ndjek kompania për identifikimin, studimin, dokumentimin dhe ruajtjen e çdo objekti që mund të jetë pjesë e trashëgimisë kulturore.

Sipas vlerësimeve nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e shekullit të VI të erës sonë. Gjatë kësaj kohe, kjo hapësirë duket që është përdorur si vendbanim rural, por ajo që bie në sy sipas ekspertëve është edhe prania e objekteve religjoze siç është kapela e Kishës.

Eksperti i Trashëgimisë Kulturore për TAP në Shqipëri, Lorenc Bejko, thotë se në territorin e Shqipërisë, gjatë hapjes së korridorit kemi zbuluar rreth 30 gjetje rasti nga të cilat janë kryer gërmime për 15 prej tyre, duke zbuluar site arkeologjike të rëndësishme që datojnë nga neoliti i hershëm e deri në shekullin e 18. Gjetjet janë kryesisht në zonën e Korçës, por edhe në Berat.

I tillë është edhe siti i Vodicës, shumë pranë një qendre tepër të njohur të arkeologjisë shqiptare siç është Gradishta e Peshtanit.

“Ky është një sit i rëndësishëm, ka një diapazon të gjerë kohor, që nis nga fillimi i shekullit të 6-të të erës sonë. Siti karakterizohet nga një kompleksitet jo vetëm strukturash ndërtimore, por edhe objektesh me karakter publik, siç është objekti religjoz, që ne e kemi quajtur ‘kapela e Kishës’, apo banjo publike, ose hamami që i përket një faze më të vonë”, shprehet Bejko.

Ky, sipas Bejkos, është një fragment vendbanimi dhe brezat që vijnë do të kenë mundësi të eksplorojnë më tej.

Vendbanimi, sipas Bejkos, është rural i periudhës së antikitetit tonë, i cili vazhdon të jetë edhe në periudhën e mëvonshme historike deri në shekullin e 18-të. “Prania në të njëjtin sit i objekteve me natyrë religjioze, ashtu si edhe zonave rezidenciale është përfaqësim tipik, fotografi tipike e jetës në periudhën e shekullit të 6-të të erës sonë. Vetë diapazoni i gjerë historik i zhvillimit të vendbanimit është interesant, i veçantë. Vendosja e një vendbanimi në një zonë kaq të thepisur tregon për njohje mjaft të mirë inxhinierike, zgjidhje arkitektonike urbanistike. Është impresionuese dhe cilësia e zbatimit të këtij projekti ndërtimor që e ka bërë jetën këtu më cilësore”, deklaroi Bejko.

Duke folur për situatën në të cilën ndodhej siti në momentin e zbulimit, Bejko thotë se siti ndodhej poshtë një zone me vegjetacion të dendur. Sipas tij, një pjesë e mirë e superstrukturave është e rrënuar. Pjerrësia në të cilën gjendet është rreziku kryesor për dëmtimin e mëtejshëm, por menjëherë pas dokumentimit të fundit do të merren të gjitha masat afatgjata të konservimit në pritje më tej të vendimit të Ministrisë së Kulturës për procedurat e mëtejshme.

Gjatë ndërtimit të gazsjellësit TAP po zbatohen standardet më të larta evropiane për të siguruar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Më shumë se 30 ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe arkeologë janë bërë pjesë e projektit TAP për të ndjekur nga afër ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri. Gjatë punimeve ata sigurojnë që çdo gjetje arkeologjike të identifikohet dhe të mos dëmtohet. Gjithashtu, kontraktorët e TAP dhe punëtorët janë informuar dhe trajnuar për hapat që duhet të ndjekin në rastin e një gjetje arkeologjike të rastësishme.

Përgjatë gjithë korridorit të ndërtimit të gazsjellësit TAP, janë rreth 400 ekspertë të trashëgimisë kulturore që do të ndjekin punimet në përputhje me planin e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologjike u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun.

Qyteti i Beratit është i vendosur në Shqipërinë Jug-Qendrore në rrethin e Beratit , i cili ka një sipërfaqe prej 939 km2 dhe popullsi prej gati 65 mijë banorë. Berati është një ndër qytetet më të vjetër të Shqipërisë dhe ka një trashëgimi kulturore unike, tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Eshtë një qendër e rëndësishme për zhvillimin e turizmit ne vend.

E tmerrshme: 17 vjeçari sulmon me sëpatë njerëzit në shitore

0

Policia e Zvicrës ka kumtuar mbrëmë se adoleshenti 17 vjeç i ka sulmuar me sëpatë njerëzit në një shitore në pompën e benzinës në Flims në kantoni Sen Galen në verilindje të shtetit, lajmëron AP.
Sulmi ka ndodhur të dielën mbrëma, kur një adoleshent me kombësi lituane i ka sulmuar disa persona me sëpatë, por numri i saktë nuk është theksuar.
Gjatë arrestimit, adoleshenti është lënduar, ndërsa policia mendon se ai këtë sulm e ka kryer vetëm dhe nuk ka indikacione se është i lidhur me ekstremistët.
Siç pretendohet, tani për tani nuk ka informata për motivin e mundshëm të sulmit.g.m

Mbretëresha britanike nuk mbanë para në çantë, përpos gjatë një dite të javës (Foto)

0

Është një nga udhëheqëset më të pasura në botë, por Mbretëresha Elizabetë nuk mbanë kurrë para në çantë.
Tashmë dihet se monarkia britanike, mbanë gjithmonë pranë vetës telefonin mobil, buzëkuqin e preferuar, syzet e leximit, bonbone mente dhe lapsin me maje pende.

Para në çantë, vetëm të dielave

Por, ajo nuk preferon të mbajë edhe para, pasi që ka shumë ndihmës dhe shërbëtorë, që kryejnë të gjitha obligimet monetare për të.
Së fundmi, është bërë e ditur se gjatë meshave të së dielës, Mbretëresha merr me vete një bankënotë prej dhjetë funtesh, të cilën e lë në pjatën për bamirësi.
“Njëjtë sikur unë, as mua nuk mund të më gjesh para në çantë, vetëm ditën kur e marr rrogën”, ka qenë një nga komentet më komike.tg

Provojeni dietën me akullore

Nëse ju pëlqen kjo delikatesë e ftohtë, dieta me akullore tingëllon me të vërtetë fenomenale. A jeni duke menduar: “Mund të ha sa të dua akullore dhe të humb në peshë?”Fatkeqësisht kjo dietë nuk funksionin kështu, por ju lejon të hani sasi të caktuar të akullores në ditë.
Dieta me akullore është dietë prej rreth 1.250 kalorish e cila ju mundëson që çdo ditë të hani akullore, vazhdimisht të humbni në peshë, por duhet të keni kujdes në porcionet e mëdha.
Femrat në dietë mund të hanë një pjatë me akullore në ditë, ndërsa meshkujve u lejohet madje një pjatë e gjysmë.
Po ashtu rekomandohet që të hani akullore me përqindje të ulët të yndyrës e cila ka 125 ose më pak kalori për shujtë, respektivisht në një porcion.
Prandaj është e domosdoshme që të filloni të lexonin etiketat dhe jemi të sigurt që do të jeni mjaft të befasuar se si dallojnë kaloritë në llojet e ndryshme të akullores. Sigurisht që akullorja e shtëpisë është zgjedhja më e mirë.
Shembulli i parë i menysë
Kafjalli: një filxhan me drithëra me një lugë sheqer, një filxhan boronica dhe një filxhan qumësht me yndyrë;
Dreka: Sandviç me një copë bukë integrale, një fletë e sallatës së gjelbër dhe 75 gramë tunë. Sipas dëshirës shtoni edhe copa të domates si dhe borzilok të bluar;
Messhujta: një filxhan qumësht pa yndyrë dhe një pemë;
Darka: një copë e madhe e picës me djathë dhe sallata mikse;
Deserti: Një pjatë akullore.
Shembulli i dytë i menysë
Kafjalli: 75 gr. djathë i ri, 2 tosta prej bukës integrale, 1 portokall, një filxhan çaji;
Dreka: gjoks pule në skarë (150 gr.), një copë buke integrale, sallatë e madhe nga perimet sezonale.

Messhujta: shake nga 2.5 dl kefir të shtëpisë (ose jogurt) dhe gjysmë filxhani mjedra ose dredhëza ose boronica (me një fjalë – fruta mali të cilat i keni);
Darka: 200 gr kërpudha të pjekura në teflon, 25 gr proshutë, një filxhan me perime të përziera të përgatitura në avull (karfiol, karotë, borani e re, bizele…) dhe 1 domate si sallatë;
Deserti: një pjatë akullore
Kështu, do të mund të hani akullore çdo ditë, ndërsa menyja e balancuar mirë do t’ju mundësojë që të mbani nën kontroll kaloritë.
Pjesa e dytë e dietës me akullore përfshin aktivitetin fizik (të paktën 30 minuta shëtitje të shpejtë çdo ditë), edhe pse kjo rekomandohet pavarësisht asaj se cilën dietë e përdorni.
Kur jeni në dietën me akullore, ju këshillojmë që të hani ushqime të ndryshme ushqyese, të cilat janë të pasura me fibrat, së bashku me pemët, perimet dhe gjithsesi me porcionin ditor të akullores.
Mund të hani akullore të llojeve të ndryshme, edhe pse më së miri është që t’u përmbaheni akulloreve të shëndetshme të shtëpisë, tek të cilat edhe mund të kontrolloni sasinë e kalorive kur i bëni.
A është efikase dieta me akullore
Dietën me akullore e kanë provuar shumë njerëz dhe të gjithë pohojnë që kjo dietë kryen punë.
Ende nuk është vërtetuar se sa kilogramë humben tërësisht pasi që bëhet fjalë për një dietë relativisht të re, por një mesatare është rreth dy kilogramë në javë, që me menynë mjaft të begatshme nuk është aspak keq.
Nëse vendosni të provoni këtë dietë, duhet të shikoni nëse ju përshtatet.
Dieta me akullore do të funksionojë absolutisht nëse e kuptoni dhe përcillni udhëzimet që u janë dhënë.
Përndryshe, kjo dietë e ka marrë këtë emër për të tërhequr vëmendje, por në parim është qasje shumë e arsyeshme për t’u dobësuar, dhe ato janë ushtrimet dhe numërimi i kalorive.