Komisioni Zgjedhor i PD ka hapur listat e anëtarësisë për të nisur shpërndajen e tyre në degët e votimit për kryetarin e ardhshëm.

Jemin Gjana ka deklaruar se zarfet me listat e votimit dhe materialet do të shpërndahen nesër dhe hapen të dielë. Zarfet nuk hapen nga askush, por vetëm në prani të Komisionit.

Ai paralajmëron se nëse një nga 76 zarfet që do të shpërndahet rezulton i dëmtuar, i hapur apo i prishur do të pezullohet procesi i votimit në degën përkatëse për ta pajisur po atë degë me një set të ri listash votimi.

‘’Sot do ta hapim sistemin, do shkarkojmë listat e votuesve për secilën degë të PD, janë 75 mijë e 67 anëtarë.

Do përpiqemi në 5 degë, nga dy komisione të bëjmë një ndarje të barabartë të numrit të anëtarëve, kemi përgatitur zarfat, 76 zarfa nga të cilat do fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do i vulosim. Secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues kandidatë të këtij komisioni firmën mbi këto zarfe që mbyllen. Do të shkojnë bashkë me materialet zgjedhor do të shpërndahen nesër, dhe do të hapen në prani të Komisionit në momentin që fillon procesi i votimit. 8, ditën e dielë. Hapen në prani të komisionit zarfet.

Shpresoj mos ndodhë, po meqë ka pasur pyetje, nëse na rezulton se një zarf i fletëve të votimit është i prishur, i dëmtuar apo i hapur, do pezullojmë në degën përkatëse procesin derisa të pajisim me setin jetër të listës së votuesve. S’besoj të ndodhë, të ketë kaq njerëz delikuentë, do fillojmë të procedojmë. Mund të qëndrojmë gjatë gjithë kohës, edhe për efekt të vulosjes e firmosjes.

Nuk e di sa kohë ha printimi dhe shkarkimi i setit të listave të një dege, ose të një komisioni, por janë 76, nga 5 minuta kohë të na hajë, është kohë e gjatë .’’- tha Gjana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re