Ka përfunduar, pas rreth një orë e 10 minuta, takimi i kryeministrit Rama me shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri, Ursula Gacek.

Takim ky i zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në fund të takim ajo që ra në sy ishte dalja veç e veç nga selia e palëve në takim, pa një përshëndetje miqësore në hyrjen e selisë rozë. ndoshta një përshëndetje e tillë është bërë në ambientet e brendshme jashtë kamerave.

Fillimisht nga selia rozë doli Gacek me ekipin e saj dhe më pas kryeministri Rama me Taulant Ballën, të cilët u panë të diskutonin me njëri tjetrin.

Edhe pse asnjë nga palët nuk zgjodhi të prononcohej, takimi u zhvillua në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, të xilat opozita ka kontestuar se nuk do t’i njohë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gacek, zhvilloi një takim në selinë blu me kryedemokratin Basha.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 45 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave, ku në përfundim të takimit nuk pati deklarata nga asnjë nga palët. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Në fokus të takimit besohet se ka qenë gjithashtu procesi elektoral për të cilin opozita ka bërë akuza për manipulim të votave.

OSBE-ODHIR pritet të publikojë së shpejti raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat tashmë po kontestohen hapur nga Partia Demokratike si të parregullta dhe të manipuluara.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re