Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25-Prillit, Presidenti Meta u përfshi në një përplasje edhe me vetë ambasadoren e SHBA-ve, duke përfunduar në hedhjen e një sërë akuzave për këtë të fundit. Ngjarja ndodhi në një transmetim direkt teksa presidenti i Republikës po jepte një intervistë.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Bledian Koka, i gjendur përballë presidentit, në momentin e përplasjes ka përshkruar edhe një herë situatën e krijuar dhe kushtet që çuan deri në shpërthimin e presidentit Meta.

 

“Mesazhi i presidentit të Republikës është bërë atë ditë paradite, në Fier. Dhe ndërkohë, reagimi i ambasadores vjen në kohë kur presidenti po jepte një intervistë për mediat. Dhe u duk si një diktim i atypëratyshëm, ose presidenti e interpretoi si një diktim të vullnetit. Fakti që mesazhi erdhi në celularin e tij personal, drejtpërdrejt nga ambasadorja amerikane, presidenti i Republikës e mori këtë si një provokim krejt të panevojshëm. Dhe kjo e acaroi presidentin e Republikës dhe ky ishte gjithë rezultati që ne pamë. Pra, ka patur një akt, pa ka patur një kundërveprim.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re