Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka akuzuar Gent Strazimirin si personin që ka sponsorizuar videon kundër tij që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ai tha se këtë e ka kuptuar sepse video i ka dalë e sponsorizuar nga Strazimiri në Instagram. Kjo është një akuzë e fortë nga Dule, që tregon se brenda koalicionit opozitar ka patur përçarje.

“Këtë video e kanë bërë kandidatë të PD-së, unë e di shumë mirë. Kjo video më ka dalë sponsored në Instagram, është bërë nga një kandidat i PD-së me emër Gent Strazimiri.

Mua më ka kushtuar vota kjo, nuk e di se sa. Kjo nuk është në dëm të PBDNJ-së,kjo gjë është edhe në të keqen e PD-së,”–tha Dule.

Pa kesaj akuza, gjasat qe Vangjel Dule te qendroje brenda nje grupi parlamentar me ambient armiqesor ndaj tij si ai i PD, eshte qe te ike nga bashkepunimi me PD.

Kuptohet bashke me mandatin e deputetit!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re