Skip to content

“Po ishte ndonjë lyps çoje dhe 1000″/ Pazari për falsifikimin e dokumenteve italiane, zbardhen përgjimet dhe emrat, deri në 6 mijë euro për një teser shëndetësore! Shuma e parave që ka fituar grupi kriminal për një vit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ora News ka zbardhur emrat e personave shqiptarë nën hetim, e detaje nga dosja hetimore e operacionit policor që çoi në zbardhjen e një trafiku ilegal klientësh shqiptarë që kuroheshin padrejtësisht në spitalet italiane, si dhe mashtrimin me recetat mjekësore e barnat antiCovid që trafikoheshin ilegalisht në Shqipëri.

Sipas detajeve janë rreth 50 shtetas shqiptarë të cilët janë pajisur në mënyrë ilegale me tesera shëndetësore italiane e domosdoshme për kurat mjekësore në spitalet publike e private në Itali, si dhe për lehtësirat adminsitrative e ekonomike në marrjen e barnave me çmime të ulëta apo me raste dhe pa pagesë.

Nga 1 mijë – 6 mijë euro

Hetimet e autoriteteve policore italiane, bazuar në përgjimet telefonike e ambientale, si dhe në instrumentet teknikë të hetuesve italiane, kanë vërtetuar se për çdo tesera shëndetësore personi kyç i këtij organizimi kriminal, ishte shqiptari Ndue Pulaj. Ai kërkonte 6000 euro për çdo teser shëndetësore. Sipas përllogaritjes së prokurorëve italianë nga 50 raste shqiptarësh, është verifikuar se fitimi ka qenë baraz me 300 mijë euro.

Ndërsa për pajisjen me kodin STP të shtetasve shqiptarë që kuroheshin padrejtësisht e përmes mashtrimit në Itali, po sipas hetimeve italiane, është vërtetuar se organizatorët e këtij grupi kriminal kërkonin nga 1000 në 1500 euro. Vetëm me kodin STP janë dokumentuar 19 shqiptarë të pajisur e me një përfitmim për këtë grup kriminal të paktën 19 mijë euro.

Në një bisedë të përgjuar më 14 shkurt 2021. mes shqiptares Elmodna Popa – pronare e një agjensie praktika dokumentash për emigrantë në Treviglio – e Ndue Pulaj, konfirmohet se çmimi për një kod STP shkonte nga 1000 në 1500 euro.

Sa t’i kërkoj për këtë? pyet Elmonda Popa,

“Për STP 1500 , i thua”, përgjigjet Pulaj, që shton “çfarë është ky? Po qe ndonjë lyps çoje dhe 1000…” raporton Ora News

Mjeku që furnizohej në Shqipëri

Akuza ndaj 10 personave të vënë nën udhërndalimi, – 6 prej të cilëve në burg, 3 në arrest shtëpiak e 1 farmacist në detyrim paraqitje – rëndohet më shumë me zbardhjen e trafikut të ilaçeve që përmes bahskëpunimit me mjekë e farmacistë italianë, shqiptarët e akuzuar e nën urdhër ndalimi në Itali, furnizonin mjekun shqiptar në Shqipëri Aurel Vula.

Hetimet bazuar e dokumentuar në të gjitha instrumetët teknikë të hetimit italian kanë zbardhur se ilaçin Clexane 0.6, që në farmacitë italiane shitet me çmim 67 euro e që përmes rakomandimit të recetës së mjekut merrej me 2 euro, shqiptari Ndue Vulaj e siguronte me recetë mjekësore euro e ia shiste mjekut shqiptar Aurel Vula me çmimin 26.8 euro, rrumbullakosur 27 euro e që në tregun shqiptar shitej me 60% më shumë sesa çmimi në tregun italian.

Pergjimet

Prokurorët italianë kanë verifikuar e vërtetuar se mbi trafikun e këtyre barnave mjekësore dëmi ndaj Sistemit Shëndetësor italian është baraz me 319, 594 mijë euro e përfitimi nga shitja e tyre në tregun shqiptar mbi 127 mijë euro.

Në bisedën e përgjuar që RTV Ora News ka mundur të sigurojë lexohet

Ndue Vulaj: ” “Unë 0.6 ja jap Aurelit për 26.8, ndërsa 0.4 për 12.8 ndërsa atij tjetrit 0. 4 ja jap për 14, pra 1.2 më shumë se sa ja jap Aurelit,”

Vladimir Peto: “E ai (Aureli) e shet 0.6 me 45…”

E totalisht gjatë vitit 2020-2021 ky organizim kriminal ka përfituar mbi 446 mijë euro.

Sipas akt akuzës italiane shqiptarët Aleksandër Gjoka pronar i një agjensie transporti autobusësh Aleks Viaggi, e Mersi Nallbani janë transportuesit kryesorë që kundrejt pagesës trafikonin ilegalisht barnat mjekësorë nga Italia në Shqipëri për llogari të këtij organizimi kriminal.

Ndërsa transportuesit e rastësishëm që u besohej kjo detyrë herë pas herë ishin Eneida Hoshafi, Vida Hilaj, Rovena Lika, Matilda Dollani, ZHaklina Peto (bashkëshortja e mjekut Aurel Vula), Eridjon Rrebeshi, Sokol Xhabafti e Endi Cuci.

Ndërsa ndërmjetës e blerës të barnave përveç mjekut Aurel Vula janë dokumentuar se ishin dhe shqiptarët Preng Gjoka, Florian Fierza, Romeo Sotiri, e Luan Bliu.

Në dosjen hetimore nënvizohet se në listën e blerësve të barnave të tregtuar ilegalisht nga Italia figurojnë dhe persona të tjerë, që për mungesë identifikimi të plotë nuk janë renditur në këtë akuzë;

– Janë dy mjekë shqiptarë, i pari me emrin Ilir që sipas hetuesve italiane bëhet fjalë për Ilir Broqi i përfshirë në akuza korruptive më 2013 e mjeku Prifti që mund të identifikohet si Edvin Prifti i përfshirë në një ngjarje korruptive e riciklimi më vitin 2021 e që të dy të punësuar në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës, shkruhet në dosjen hetimore të Policisë Italiane.

– Një farmacist shqiptar Dritani që thirrej me emrin Tani.

– Një shqiptar me emrin Dionis që merrej me çështjet e turizmit pra të udhëtimeve të shqiptarëve drejt Italisë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, barnat mjekësorë u dorëzoheshin shqiptares Evisa Sulejmani e ishte ajo e cila bënte dorëzimin final të tyre tek blerësit.

Si kapo e organizues të këtij grupi kriminal autoritetet italiane kanë vënë nën akuzë shqiptarët Ndue Pulaj e Gentjan Iljazi, e për procedim penal për pjesëmarrje në aktivitetin kriminal të këtij grupi janë vënë gjithsej 23 persona, mes tyre dhe mjeku Aurel Vula, bashkëshortja e tij Zhaklina Peto e vjehrri i tij Vladimir Peto.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë