Mesditën e sotme është organizuar një protestë nga banorë të Lagjes 14 në Durrës të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e një rruge që sapo ka filluar.

Banorët shprehen kundër vijimit të punimeve pasi sipas tyre nuk është paraqitur asnjë lloj plani për ndërtimin e kësaj rruge dhe për të tepër po cënohen banesat dhe tokat e tyre.

Në një prononcim për Fax News, banorët thanë se ishin përpjekur të kontaktonin me organet vendore, por nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje.

Më tej ata kanë shtuar se nuk do kërkojnë drejtësi dhe do të bllokojnë punimet derisa në zonën e tyre të paraqiten specialistë dhe inxhinierë për t’i shpjeguar në lidhje me projektin që po zbatohet.

Sipas tyre ekziston mundësia që të punohet brenda parametrave ekzistues të rrugës, duke mos cënuar pronat e tyre, sepse aktualisht sipas rrjedhës së punimeve po hapet një kanal i dytë në të njëjtën rrugë.

“T’i largojnë shtyllat. Jemi përpjekur të komunikojmë me kryetarin e bashkisë. Të njëjtin problem që kemi të gjithë, për 7 shtylla të cilat nuk i lëvizin.

Kemi shkruar tek drejtuesi i OSHE, por ka thënë pa më sjellë shkresë për këtë nuk i lëvizim shtyllat.

Bashkia na ka thënë se nuk kemi fonde të tjera. Ne do të bëjmë cmos që të pezullojmë punimet, derisa të na sqarojnë të gjithëve.
Edi Rama të na shikojë, parcela është shumë e mirë se ka qenë bërë që në kohën e Enver Hoxhës, nuk kanë pse t’a dëmtojnë. Kjo është një pdrejtësi.

Po hapet rruga dhe një kanal i dytë, por kjo na prek banesat. Le të bëhet rruga brenda parametrave ekzistuese. Kam folur në telefon me kryetaren e bashkisë, i kam kërkuar inxhinierë të cilët më ka premtuar se do ti sjellë. Kjo bisedë ka ndodhur para dy javësh.

Në rast se punimet do të vijojnë unë mendoj që të kërkojmë drejtësi që të zgjidhet ky problem, të sjellin inxhinierat dhe të ballaaqohemi. Nëse e shohin edhe ata të arsyeshme edhe ne tërhiqemi”- u shprehën banorët.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re