Kreu i KZAZ-së nr.15 në Kurbin, Islam Ismaili, ka denoncuar spostimin e dy qendrave të votimit nga lagjja “Demokracia” për te shkolla “Migjeni’, vetëm pak ditë para zgjedhjeve duke sjellë konfuzion te votuesit.
Gjithashtu kreu i KZAZ-së denoncoi dhe shpërndarjen e ndihmave në këmbim të votës si dhe lejemin e mbjelljes së drogën për të siguruar mbështetje për Partinë Socialiste.
Sipas Ismailit edhe pse këto raste janë denoncuar vazhdimisht prej tij, forcat e Policisë së Shtetit nuk ndërmarrin asnjë veprim.
“Ka mbërritur baza materiale për zgjedhjet. Një shqetësim kemi me lagjen Demokracia, në Njësinë Administrative Mamurras. Ne këtë lagje janë spostuar 2 qendra votimi nga lagjja “Demokracia” për tek shkolla Migjeni.
Mendojmë se mund te ketë probleme shumë të rendesishme aty. Jemi në pritje që kjo gjë të shqyrtohet dhe njëherë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Shpresojmë të jepet zgjidhje dhe për këtë çështje. Problemet e tjera qe kanë të bëjnë me thashethemet apo të vërtetat që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave.
Nuk po merren masa nga struktura anti-krim që mos të lejohet vjedhja e votes. I kemi dhënë sinjale policisë, policia e ka detyrë. Nuk mund të na kerkoj policia te bllokojmë shpëndarësit e ndihmave, ajo është detyra e shtetit. Nuk e bllokojnë qytetarët vjedhjen e votës. Strukturat anti-krim duhet të ndalojnë shpërndarjen e ndihmave nëpër pallate apo lagje.
Kemi te dhëna të mjaftueshme, i kemi bëre publike në rrjete sociale. Po mbillet dhe drogë në fshatra për të vjedhur votën. Të merren masa të menjëhershme nga Policia e Shtetit. Struktura anti-krim te dalin mbi bindjet e tyre dhe të bejnë detyrën”, tha Ismaili.