Një grabitje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, te rruga e Kavajës.

Policia njofton se është dhunuar me sende të forta dhe është grabitur një 55-vjeçar, i cili ka qenë duke transportuar me motor vlera monetare të një pike valute.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re