Autoritetet gjermane kanë zbuluar një nga platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve “darknet” dhe arrestuan katër persona në këtë rast, theksoi Zyra Federale e Krimeve (BKA).

Tre gjermanë akuzohen se si administratorë kanë operuar platformën “Boystown”.

Ndërkohë, një tjetër gjerman i dyshuar thuhet se ka qenë një nga përdoruesit më aktivë të portalit i cili ka më shumë se 400.000 anëtarë dhe se ka postuar më shumë se 3.500 postime.

Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarit në mes të prillit dhe ata kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë.

Para arrestimeve, hetuesit e BKA-së dhe Zyra e Prokurorit Publik të Frankfurtit po ashtu kontrolluan shtatë adresa në tre shtete gjermane, Nordrhein-Westfalen, Bavari dhe Hamburg.

Në të njëjtën kohë, një anëtar tjetër i dyshuar i bandës u arrestua në Paraguai pas një kërkese nga autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit, tha BKA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re