Ditën e sotme personeli mjekësor i spitalit të Fierit është ngritur në protestë për herë të dytë në lidhje me rastin e publikuar dy javë më parë, ku qytetari Ardit Klima i denoncoi në një emisioni investigativ për dhunën që sipas tij mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij.

Në protestë foli edhe një nga mjekët e akuzuar Enver Halili i cili kishte sqaruar edhe më parë në prani të kolegëve të gjithë incidentin, ku gjithashtu ishte i përfshirë edhe mjeku Ndriçim Kallashi

“Jemi në protestën e dytë lidhur me këtë çështje, jemi shumica e mjekëve të cilët janë në mbështetje tonë jo vëtëm mjëkë të Spitalit Fier por edhe të spitaleve të tjera dhe kemi mbështetjen e plotë të Sindikatës të kujdesit shëndetësor. Kjo protestë nuk do jetë e vetme nëse këtij problemi nuk i jepet zgjidhje, do vazhdojë edhe më tej”-tha Halili.

Një mjeke u shpreh se qytetari Ardit Klima e kishte kërcënuar se nëse nuk do shkonte ti shërbente të atit në shtëpi do merrte masa të tjera.

“Unë jam mjeke me përvojë dhe di te konstatoj se ky pacient nuk ka pse te jete më në ambjentet e spitalit dhe duhet që mjeku i familjes t’i kryejë shërbimin në shtëpi. Ne nuk e kemi për detyrë ti shërbejmë,ne jemi ambulatorë. 

Djali i pacientit ka ardhur të më urdherojë dhe më tha bëj provë e mos hajde se do marr masa të tjera, ai ka kërcënuar jo vetëm ne por edhe shumë bluza të bardha. Kërkoj që të merren masa sepse prej ditësh kemi hasur probleme nga ai person, nuk kanë marrë shërbim në poliklinikë shumë pacientë të tjerë sepse ai nuk na linte “-përfundoi mjekja.

Në këtë protestë u prononcuan edhe mjekë të tjerë ku të gjithë kërkonin marrjen e masave nga Policia në mënyrë që mos të ndihen të rrezikuar dhe puna të vijojë normalisht.

“Jemi një profesion që dhunohet nga qytetarët dhe kërkojmë që të merren masa të menjehershme. I kërkoj Drejtorisë së spitalit Fier ti bëjë kërkesë policisë të neutralizojë këtë situatë pasi është protesta e dyte për ketë cështje edhe kemi mbështetjen e plotë të punonjësve të spitalit.”

“Uroj që drejtoria edhe instancat më të larta ta vlerësojnë këtë protestë sepse ne rast të kundërt ne nuk punojmë.”

Gjithashtu mjekët e pranishëm kanë thënë se ky rast është denoncuar dy herë në polici por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje teksa kanë shtuar se kanë një video të cilën do ja vendosin në dispozicion organeve kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re