Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka argumentuar në “E-Zonë” arsyet pse Shqipëria mbetet në listën e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

 

Duke iu referuar raportit më të fundit të Këshillit të Evropës, konkretisht strukturës MONEYVAL, Haxhi tha se vendi ynë nuk ka bërë përmirësime të dukshme ndaj këtij fenomeni, pavarësisht disa nismave ligjore të ndërmarra së fundmi.

 

Sipas tij, këto nisma ligjore nuk kanë dhënë rezultate të prekshme. Ai gjykon se një pjesë shumë e shumë e vogël e pasurive që sekuestrohen, përfundojnë në konfiskim.

 

“Ky është raporti i dytë që vjen pas kalimit të Shqipërisë në listën gri, ku janë të gjitha vendet që janë në procedurë mbikëqyrjeje të thelluar. Duhet njëfarë periudhe për t’i implementuar ato rekomandime dhe për të marrë një vlerësim në rritje të konsiderueshme për të dalë nga kjo listë. Shqipëria është futur në listën gri për shkak të efektivitetit. Ky raport i fundit ka marrë në shqyrtim kriterin teknik dhe nuk është futur akoma tek efektiviteti. Në gjykimin tim dhe të ekspertëve të tjerë, problemi kryesor i Shqipërisë është efektiviteti. Ne nuk kemi rezultate të kënaqshme në sekuestrime, konfiskime.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re