Pas pamjeve te kesaj te shtune ne Tirane sidomos, ku me qindra njerëz u dyndën ne tregjet e frutave perime, duke thyer çdo masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i ashpër. Kreu i qeverisë kërcënoi deri me heqje lirie për të pabindurit.

Në nje video mesazh Rama tha se masat e reja do të zbatohen duke filluar nga java e ardhashme.

 

Popullit respekt, mirënjohje e mbështetje me mish e me shpirt, nga i pari tek i fundit, për sakrificën e tyre njerëzore, qytetare, atdhetare.Të pabindurve sabotatorë “dajakun” e Ligjit të Luftës, se nuk ka shans t’u lëmë fatin e popullit në dorë, për shkeljet e tyre kriminale

 

Kryeministri njoftoi gjithashtu se do te kete disa lehtesi ne levizjen e qytetareve per te shkuar ne pune ndersa  do hapen edhe disa kategori te tjera biznesesh, por mbikqyrja do te jete e rrepte

Rama paralajmëroi konfiskimin e prones për të gjitha ato biznese që nuk do të respektojnë rregullat e reja si.

Të njëjtin shqetësim shprehu edhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta i bëri apel qytetarëve te respektojne udhezime në funksion të shëndetit të të gjithëve. Ndërsa nga qeveria kërkoi që çdo masë kufizuese duhet të jetë në respekt të kushtetutës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko